Analisti i njohur politik nga Kosova, Baton Haxhiu ka drejtuar akuza të rënda në adresë të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, duke thënë se ai ka gisht në rastin e Lagjes së Trimave në Kumanovë në 9 majin e 2015.
“Si ska gisht, ai kë përfaqëson. Ai ësht ëme dy duar brenda. Njeri që nuk ka shkuar të mbrojë qytetarët e vetë, por ka ndërmjetësuar për të nxjerrë tre luftëtarë të vetë. Ka dërguar veten dhe OSBE për të nxjerrë tre luftëtarë që nuk dijnë pse kanë shkuar aty. Absolutisht. Ata të cilët një pjesë e tyre nuk dihet se kush janë. Pse ?”, theksoi Haxhiu në një intervistë për mediat në Kosovë.
Ai në këtë intervistë të shpërndarë nga portali Almakos që është publikuar në maj të vitit të kaluar, ka thënë se këtë po e bën Ahmeti pasi që është i zënë peng dhe i mveshur me hajnitë e kësaj qeverie. Haxhiu e quan kriminel Ali Ahmetin bashkë me Nikolla Gruevskin dhe Sasho Mijallkovin.