Deputetja e VV’së, Albulena Haxhiu, ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit të merret me Hashim Thaçin pa akuzave që ka bërë në drejtim të VV’së dhe për skandalin e deportimit të gylenistëve në Turqi.
Ajo ka thënë se në Presidenti do duhej dorëhequr e jo të dalë me akuza ndaj një partie politike.
“Në vend të dorëheqjes, Thaçi paska folur sot në konferencë para gazetarëve! Dukej në siklet të madh. Është e qartë, ai njëri përbën rrezik të madh për vendin! Akuzat e shpifjet e ulëta ndaj Lëvizjes dhe Albinit kanë për qëllim shpërqendrimin e vëmendjes nga skandalet e shkeljet e mëdha në të cilat është zhytur! Kushtetuesja dhe Prokuroria do të duhej të merreshin me të!”, ka shkruar ai.
Presidenti i Shtetit ka lëshuar sot akuza në drejtim të VV’së derisa ka thënë se kjo parti financohet nga Turqia e Irani. Në të njëjtin reagim Shefi i Shtetit ka sulmuar gylenistët dhe ka mbrojtur Shefin e AKI’së i cili ka udhëhequr dëbimin e turqve nga Kosova.