Haxhiu i reagon Ymerit: I papranueshëm kushtëzimi për moskandidimin e Albin Kurtit

Albulena Haxhiu e Vetëvendosjes ka reaguar ndaj liderit të partisë, Visar Ymerit.

Ajo ka theneë se është i papranueshëm moskandidimi i Albin Kurtit për kryetar të VV-së.

Postimi i plotë në Facebook:

Demokracia nënkupton edhe shprehje të lirë të vullnetit. Ata që thërrasin për demokraci, duhet ta lejojnë zhvillimin e saj, të mos e pengojnë atë.

Për mua si aktiviste e deputete, është i papranueshëm kushtëzimi për moskandidimin e Albinit, këtë e them hapur dhe me zë të lartë sa herë të jetë nevoja.

Dhe jo vetëm për Albinin, kushëdo që do të kandidoj për Kryetar të Lëvizjes, e ka këtë mundësi bazuar në dokumentet tona themeltare.

Sa më shumë aq më demokratike. Tek e fundit, anëtarësia jonë janë ata që vendosin, jo aklamacioni!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme