Haxhiu Kosova është vendi ku shiten e blihen deputetët

E martë, 18 Tetor 2016   –   Sakte.net 

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se në vendin tonë kryeministri dhe ministrat refuzojnë t’u përgjigjen deputetëve. Ata madje, sipas saj, edhe i shantazhojnë deputetët dhe i blejnë ata.

Këto komente Haxhiu i bëri përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë i deputetes Haxhiu:

 “Kosova, kjo Republikë parlamentare ku kryeministri dhe ministrat refuzojnë të përgjigjen në pyetjet e deputetëve gjatë seancave plenare dhe komisioneve parlamentare, ku të njëjtit injorojnë ftesat e komisioneve, ku bëhet presion e shantazh karshi deputetëve për çështje si ajo për demarkacionin, “zajednicen” etj, ku shiten e blihen deputetët, ku nuk kanë fuqi detyruese rezolutat që votohen nga Kuvendi dhe gjithçka tjetër!”(sic.), ka shkruar Haxhiu. /Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme