Haxhiu kritikon Veselin, e quan hipokrit

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, në fjalën e saj në seancën e sotme ku po diskutohet lidhur me dhunën në familje, ka kritikuar kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili ka uruar gratë me rastin e 8 marsit.

Ajo i ka thënë se po tregohet hipokrit, pasi që në institucionin që udhëheq ai ka ndodhur që disa herë të fyhen gratë.

E pas përfundimit të fjalës së Haxhiut, Veseli ka reaguar edhe një herë duke thënë ‘Urime 8 marsi, dhuroni sa më shumë lule”.

Haxhiu ka treguar edhe pse LVV nuk i është bashkuar iniciativës “Edhe ti je një lule dielli” që ka për qëllim ndihmesën fëmijëve në nevoje më sëmundje të gjakut.

Sipas Haxhiu s’mund të bëhesh pjesë e një iniciative të tillë, përderisa në Kosovë vazhdojnë të vdesin fëmijët në mungesë të barërave.

“Po ashtu pamë një hipokrizi tjetër kur para medieve dhe qytetarëve u bënë bashkë për të ndihmuar fëmijët, dhe ishte një hipokrizi , sepse sot na vdesin fëmijët për shkak të mungesës së barnave.Prandaj nuk u bashkuam në iniciativë me hipokrit”, ka thënë Haxhiu./Periskopi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme