Haxhiu mesazh të prerë kolegëve partiakë: Kush është me ne nuk e voton demarkacionin

Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se ende nuk dihet se kur marrëveshja e Demarkacionit do të procedohet në Kuvend.

Pas mbledhjes së kryesisë, Haxhiu ka deklaruar se në atë ditë që do të procedohet marrëveshja në Kuvend, Vetëvendosje votën do të e jap kundër.

E pyetur nga gazetarët, se po flitet se dikush nga VV, do të votojë pro kësaj marrëveshje, Albulena Haxhiu ka thënë se nuk mund të jetë dikush në Vetëvendosje, e të votojë për ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

“Me qenë me Vetëvendosjen e të votosh për Demarkacionin nuk është e mundur”, ka thënë Albulena Haxhiu pas mbledhjes së kryesisë e cila është mbajtur sot.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme