Haxhiu: Ofendimi ndaj Kurtit i papranueshëm, Lëvizja së shpejti mbanë zgjedhjet e brendshme

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se ndien obligim të tregoj qëndrimin e saj për zhvillimet e fundit që ndodhën brenda kësaj partie.

Ka thënë se ofendimi ndaj Albin Kurtit, në këtë rast që e kishte bërë deputetja Aida Dërguti, duke përdorur fjalë ofenduese, është i papranueshëm, dhe se kërkimfalja sipas saj, duhej të ishte bërë shumë më herët, transmeton Koha.net.

Ka thënë se këto diskutime që i përkasin vetëm partisë, duhet të kthehen brenda organeve vendimmarrëse.

Ajo gjithashtu ka thënë se së shpejti do të mbajnë edhe zgjedhjet e brendshme për kryetar të Lëvizjes, ku ajo tha se pret që Albin Kurti të kandidojë bashkë me këdo tjetër që është i gatshëm të hyjë në këtë proces te demokracisë së brendshme.

Postimi i Haxhiut:

Lëvizja jonë ka organet, ka Statutin dhe konsiderohet subjekti politik me nivelin më të lart të demokracisë së brendshme.

Kushdo që ka nxjerr publikime të komunikimeve të brendshme nuk ka vepruar drejtë, dhe ka bërë gabim. Sigurisht që diskutimi dhe vendimet duhet të kthehen brenda organeve vendimmarrëse të Lëvizjes, pasi qytetarët kanë besim te Lëvizja dhe parimet e saj.

Meqë më kanë shkruar shumë qytetarë e aktivistë, e ndjej obligim që para tyre ta them qëndrimin tim, pasi qëndrimi është parakusht për çdo aktivist politik. Nuk mund të ketë aktivizëm pa qëndrime.

Së pari, ofendimi që ka ndodhur ndaj Albinit nuk është i pranueshëm dhe kerkimfalja duhet të kishte ardhur shumë më herët.

Së dyti, çdo ofendim tjetër është në dëm të organizatës, i papranueshëm dhe duhet ndalur menjëherë.

Së treti duhet që të gjitha çështjet urgjentisht të diskutohen përbrenda organeve vendimmarrëse të Lëvizjes.

Së katërti, Lëvizja është përballur me momente më të vështira, dhe gjithnjë ka dalë edhe më e fortë.

Së pesti, Kosovës i duhet programi që Lëvizja përfaqëson si dhe demokracia e brendshme dhe e jashtme që Lëvizja praktikon e synon.

Prandaj ne së shpejti do të mbajmë edhe zgjedhjet e brendshme për kryetar të Lëvizjes, ku une presë që Albin Kurti të kandidojë, bashkë me këdo tjetër që është i gatshëm të hyjë në këtë proces te demokracisë së brendshme.

© KOHA. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme