Haxhiu për Faton Hajrizin: Nuk mund ta quajmë hero një person që pati vepra të rënda penale

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se është shqetësuese se si ish i burgosuri Faton Hajrizi, po merr epitetin e heroit.

Në një konferencë për media, ajo ka deklaruar se ka marrë kërcënime pas qëndrimeve të saja për të ndjerin.

“Për mua është shqetësuese dhe vlerat që po tentohet t’i humbim si shoqëri, nuk mund ta quajmë hero një person që ka vepra të rënda, i cili ka plagosur Policinë e Kosovës, i cili është dënuar për vepra të rënda penale, dhe pas reagimit dhe qasjes time që kam pasë natyrisht se kam pasë kërcënime nga individë të ndryshëm”, ka thënë Haxhiu. /Klankosova.tv

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme