Haxhiu: Vetëm këta tre persona kanë qasje në vendin ku u zhdukën mostrat e Astrit Deharit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka thënë se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë në kuadër të Institutit të Mjekësisë Ligjore, shkruan Reporteri.net.

Haxhiu tha se ky është një akt i rëndë kriminal.

Haxhiu tha se personat përgjegjës do të sillen para drejtësisë derisa hodhi dyshime për punën që bëhet në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Haxhiu tha se personat përgjegjës do të sillen para drejtësisë derisa hodhi dyshime për punën që bëhet në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Ajo bëri të ditur se vetëm tre persona kanë qasje në vendin ku ruhen epruvetat, shkruan Reporteri.net.

Haxhiu tha se i di emrat e tyre, me të cilët shtoi se po merret Policia.

“Mbrëmë në orët e vona jam njoftuar që janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë në kuadër të Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Ky është një rast i rëndë, kriminal. Kam njoftuar kryeprokurorin e shtetit dhe drejtorin e Policisë.

Sot në mëngjes kam vizituar Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe jam njoftuar si në vijim.

Në raksat apo mbajtëset e epruvetave kanë qenë: 15 epruveta me gjak, një e urinës dhe një epruvetë e lukthit. Nga këto Instituti dy epruveta me gjak ja ka dhënë Institutit Zviceran dhe një Policisë për ADN. Pra aktualisht, sipas informacioneve mungojnë 12 epruveta me gjak, një e urinës dhe një e lukthit. Në vendin ku ruhen epruvetat kanë qasje vetëm tre persona, vetëm këta persona i kanë çelësat në këtë vend. Çdokush që ka ndjekur këtë rast dhe procesin hetimor e ka të qartë se prej 6 vitesh të gjitha provat, rrethanë e faktorë është synuar të zhduket e shtrembërohet apo të eliminohet”, tha Haxhiu ndër të tjera në konferencë.

“Protokolli i vendit kur ruhen mostrat është shumë strikt dhe nëse ai ndiqet kuptohet qartë se kush janë përgjegjësit për këtë krim. Ata që kanë pasur guxim të veprojnë në këtë mënyrë nuk zbrapsen nga përfshirja në një rast të tillë penal. Po ju them këtu dhe publikisht që autorët do të gjinden dhe autorët do të zbulohen”, tha Haxhiu.

Ajo bëri të ditur se rasti është vërejtur dje, kur është bërë transferimi i mostrave nga frigoriferët e vjetër tek të rinjtë.

“Sipas informacioneve që nga tetori i vitit 2021 nuk kanë kontrolluar në qoftë se janë mostrat sepse kështu e kanë sistemin. Tek dje në momentin që e kanë bërë këtë bartje nga frigoriferët e vjetër tek të rinjtë e kanë parë këtë”, shtoi Haxhiu./reporteri.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme