Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka përkujtuar ditën kur Agim Ramadani, 18 vjet më parë, e shkuli gurin ndarës të shqiptarëve.
Sipas tij, sot e asaj dite, ai gur është inekzistent dhe formalisht “Kosova e Shqipnia janë ba bashkë, që ishte edhe vizion i këtij kolosi të Karadakut dhe shokëve të tij”.
“Në këtë përvjetor, nuk ka mundësi me t’ikë strofa epike e Agimit, që gjithmonë m’ka rrënqethë qysh e ka mallkue veten nëse e vrasin pa luftue”, ka thënë më tej Haziri.
“Agimi na ka lanë keq, por megjithatë, lavdi ndaj tij ka me qenë i përjetshëm”, ka komentuar kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.