“Mund të them se në Prishtinë, koalicioni ka funksionuar me Arbër Vllahiun, por nuk mund ta them të njëjtën për strukturat tjera të partisë. Në anën tjetër, nuk ka pasur reagim të votuesve të PDK-së për t’i dhënë votën Arban Abrashit, ashtu siç thuhej”, ka shtuar Haziri.
Ai ka thënë se falë votuesve të LDK-së, Agim Bahtiri për të dytën herë radhazi po e fiton Mitrovicën, por që sipas tij, edhe fitorja e VV-së në Prizren, ka qenë e ndikuar kryekëput nga votuesi i LDK-së.
Sipas tij, VV-ja e ka përdorur votuesin e partisë së Hazirit në Prizren, por e ka luajtur lojën e djallit, në Ferizaj, duke i disiplinuar votuesit e tyre, që të mos e përkrahin kandidatin e LDK-së, Muharrem Svarqa.
“Në Ferizaj kemi pasur koalicion të të gjithëve. Të gjithë anëtarët e Qeverisë kanë qenë në Ferizaj, i vetmi vend që ka funksionuar PAN-i, por tash kundër Svarqës”.
Ndërsa, sipas Hazirit, nuk ka funksionuar koalicioni LDK – PDK në Kamenicë, dhe se nënshkrimi formaI i marrëveshjes e ka dëmtuar kandidatin Shaip Surdulli. /Telegrafi