Haziri ka thënë për lajmi.net se pa ratifikimin e Demarkacionit as që bëhet fjalë që kjo të ndodhë.
Këto deklarata kryetari i Gjilanit i ka bërë pas zotimit të Haradinajt, se heqja e vizave dhe krijimi i Ushtrisë do të bëhet gjatë muajit mars të 2018-ës.
“Pa ratifikimin e ligjit për demarkacionin as që bëhet fjalë, tash është forcuar edhe kriteri i luftës kundër krimit dhe korrupsionit”, ka thënë Haziri.
“Me këtë qeveri nuk bëhet fjalë që vizat të hiqen në mars”, ka deklaruar nënëkryetari i Gjilanit për lajmi.net.
Veç Haradinajt, edhe ministri i jashtëm, Behgjet Pacolli mbrëmë ka komentuar pritshmëritë për heqjen e vizave.
Ai ka thënë se nëse Demarkacioni ratifikohet në shkurt, atëherë kosovarët mund të lëvizin lirshëm në muajin qershor.
Ndryshe, raporti i demarkacionit tash është në Kuvend, por që kryesia ende s’ka vendosur për ta çuar për shqyrtim para deputetëve. /Lajmi.net/