Haziri mohon se LDK formoi komision për krime të luftës

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, në emisionin Frontal të Televizionit 7, ka mohuar se partia e tij ka krijuar një komision për të mbledhur informacione për krimet gjatë dhe pasluftës, ku përfshihen edhe ato krimet që supozohet se janë kryer nga shqiptarët.
Haziri tha se komisioni, për te cilin ka folur Bekim Haxhiu i PDK’së, nuk ka ekzistuar asnjëherë dhe se dokumentet e publikuara se gjoja LDK ka krijuar këtë mekanizëm, janë të falsifikuara.

Deputeti i PDK’së po ashtu bëri LDK’në përgjegjëse për krijimin e Gjykatës Speciale.

Duke iu përgjigjur deputetit të PDK’së, Haziri ka thënë se Gjykatën Speciale e kanë krijuar ata që kanë bërë gabime gjatë dhe pasluftës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme