Haziri premton se nuk do të lejojë politizimin e projekteve komunale për zgjedhje

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka deklaruar se do të ketë ndryshim në qeverisjen komunale ngase dëshiron që të zgjerojë koalicionin me subjektet e tjera të cilat janë në opozitë.

Kreu i Gjilanit i ka ofruar bashkëpunim Nismës Socialdemokrate të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, të cilat i sheh si partnerë të mundshëm të koalicionit pas riformatimit të qeverisjes komunale, shkruan sot Koha Ditore. Ndërsa bashkëpunim nuk i ka ofruar Partisë Demokratike të Kosovës ngase nuk e sheh si partner.

“Qeverisja lokale nënkupton që edhe Vetëvendosja, por edhe Nisma përjashto PDK-në munden me qenë pjesë e qeverisjes lokale. Do të ndodhë riformatimi dhe ka qenë i planifikuar që të ndodhë tash, mirëpo për shkak të dorëheqjes së kryeministrit ka ndryshuar dinamika. Por riformatimi i qeverisjes lokale do të ndodhë dhe do të pretendojë me zgjeru me partitë politike duke përjashtuar PDK-në, e cila tradicionalisht në Gjilan asnjëherë nuk ka qenë në koalicion me LDK-në dhe nuk do të jetë asnjëherë”, ka thënë ai.

Haziri tutje ka thënë se nuk do të lejojë që subjektet e tjera të bëjnë marketing politik me projektet komunale në fushatën për zgjedhjet e parakohshme nacionale, që priten këtë vjeshtë. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme