Haziri: Qeveria po merr vendime në panik

Lutfi Haziri i ka cilësuar si vendime të marra në panik, masat e fundit të qeverisë.

Kryetari i Komunës së Gjilanit dhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka deklaruar se veprimet e fundit te qeverisë janë edhe anti-kushtetuese.

“Ora policore në mënyrë selektive dhe antikushtetuese, mbyllja e gastronomisë në tanë territorin e Kosovës, moslejimi i dasmave dhe ahengjeve me më shume se 50 persona, janë vendime në panik. Qeveria nuk guxon me vendos në mënyrë të tillë”, ka shkruar Haziri në llogarinë e tij në Facebook.

Ai i ka bërë thirrje qeverisë, e cila udhëhiqet nga bashkëpartiaku i tij, se nëse vepron kështu ka gjasa të bëjë, sipas tij, gabimet e njëjta që bëri qeveria e Albin Kurtit.

“Mos i përsëritni gabimet e qeverisë Kurti, si koncetrimi i menaxhimit në një ministër, dy qendra të menaxhimit të pandemisë (një në MPB e një MSH), politikat selektive në karantinim dhe centralizim të komunikimit me publikun vetëm në një zyrë, konfliktet institucionale Qeveri/Presidencë, ndërsa tash tendenca me Kuvendin apo opozitën në Kuvend”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme