Haziri: Tash po shihet që i ka kushtu LDK’së largimi i Vjosa Osmanit

Lutfi Haziri i LDK’së pranon se largimi i Vjosa Osmanit i kushtoi LDK’së në zgjedhjet e 14 shkurtit. Thotë se ai ka qenë kundër përjashtimit të Osmanit nga pozita e nënkryetares dhe Kryesia.

“Tash po shihet që i ka kushtu. Unë e kam thënë edhe në fillim se kam besu që është e panevojshme politikisht”, tha Haziri në Klan Kosova.

“Unë kam votuar kundër largimit të Vjosa Osmanit dhe të tjerëve. LDK pranon dhe votën kundër veç duhesh me pas guximin me thënë”, theksoi Haziri.

“Humbi mundësinë e nënkryetares por që LDK’së ia humbi një kuadër që më vonë po shihet se i ka kushtu”, theksoi Haziri.

LDK në zgjedhjet e 14 shkurtit u rendit e treta duke marrë vetëm 13 për qind të votave.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme