Haziri: U munduan ta ndalin zbardhjen e vrasjeve politike koalicioni PANA

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK) Lutfi Haziri ka komentuar zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haziri ka shkruar se në natën e 28 vjetorit ku u sulmuan padrejtësisht veprimtarët e LDK-së, koalicioni PANA, u mundua ta ndaloj zbardhjen e vrasjeve të tyre.

“LDK-në në natën e 28-vjetorit e sulmuan me padrejtësi. U munduan ta ndalin zbardhjen e vrasjeve politike ata që sot në Kosovë njihen si koalicioni PANA”, ka shkruar Haziri.

“Nuk po flasim për ujin Italian, por për koalicionin e pushkëve. Më e rënda ka qenë kur konvertimet politikë po mundohen me dalë si shpëtimtar, por e vetmja besë dhe shpresë është LDK. Si njëri prej atyre që nuk jam ndarë nga udha e Lirisë, Demokracisë dhe Pavarësisë, jam ndier i tmerruar me fragjilitetin e shtetit tim, atdheut tim, vendit tim”, ka vazhduar tutje shkrimin Haziri.

Ndër tjerash Haziri është shprehur se “nuk më ka tmerruar iniciativa sepse e kam pritur dhe kjo tentativë do të vazhdojë edhe në janar. Më ka tmerruar angazhimi dhe tendenca që dikush të fitojë mbi këtë proces, duke dalë para mediave natën vonë kinse jemi lodhë, e po e shpëtojmë Republikën, por me kushte. Repubublika nuk ka kushte. #RepublikaMbiteGjithë”, ka përfunduar.

Kujtojmë se para dy dite deputet e koalicionit PANA kanë kërkuar ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale. Me ç’rast kjo kërkesë ka nervozuar ambasadorët e ShBA-së dhe Britanisë në Kosovë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme