Hekurudha në Rramanli ose hekurudha e vdekjes, pa sinjalistikë

Gazetare: Ajnur Bafqari

Prapa meje ndodhet hekurudha që kalon nëpërmjet fshatit Rramanli të Kumanovës, ndërsa pika në të cilën ndodhemi tani, është një pikë e cila në të kaluarën ka marrë jetën e shumë personave si pasojë e mungesës së sinjalizimit rrugor siç mund të shihet nuk po punon as tani.

Qytetarët jetojnë me ankth për shkak të pamjeve të trishta që kanë parë ndër vite dhe thonë se sa herë dëgjojnë sirenën e trenit, kanë frikë se mos edhe këtë herë u shua një jetë e re. Shpeshherë banorët dalin në këtë pikë për të luajtur rolin e sinjalistikës me qëllim shmangien e aksidenteve.

“Parvjet e shkeli kushëririn tim, këtu, para 4 viteve e ka shkelur xhaxhain e këtij edhe kushërininë e këtij e ka përplas krejt. Para 5 viteve haraçinalitë i mbyti, çfarë të them”, tha një qytetar.

“Na rrimë zaten disa, dalim rrimë këtu që t’i ndalim fëmijët, ndaluni mos kaloni, kaloni. Duke bërtitur duke i ngritur dorën, ej treni shkoi erdhi, ose me marr me pagesë… Zërin e trenit kur e dëgjojmë, ose kur është i ndalur treni, ose fishkëllimat i dëgjojmë, mua më kap stresi dhe paniku dhe kam frikë me dal deri te rruga them çfarë do të shoh tani. Se kemi parë shumë raste të këqija, ato më prekin shumë dhe them tani çfarë do të shoh”, shtoi një tjetër.

“Para 6-7 muajve ishte aksidenti i fundit që ndodhi në fshatit tonë, ishte një bashkëvendës i yni nga Zvicra. Ishte ora 10 e mbrëmjes dhe sinjalizimi nuk punonte fare. Ishte me familje dhe bëri një aksident por fatmirësisht nuk ndodhi vrasje… ”, tha një qytetar.

“Në rrezik tonin është, se bart askush përveç neve fshatarëve…. 02:28 Ndeshje ka pasur treni me veturën, falë Zotit që kanë mbetur gjallë…”, u shpreh një qytetar.

“Sinjalistika nuk punon aspak dhe njerëzit janë shumë të shqetësuar, nuk ndjehen të sigurtë… Kemi fëmijë që shkojnë në shkollë, kemi të moshuar, kemi vetura traktorë, bujq ka mjaftueshëm këtu, gjithnjë udhëtojnë, gjithnjë janë në lëvizje, pasi ka ndodhur që 2-3 herë na ka ndodhur se si treni ka goditur njeri, kishim rast vdekjeje poshtë te stacioni, ku nuk kishte sinjalistikë.”, tha një qytetar.

“Na çdo ditë jemi në rrezik, kemi fëmijë, kemi rrezik. Ne të vendit të kësaj mëhalle ndoshta e dimë por ka mysafir që nuk e dinë. Kemi pas rast që kemi pas edhe viktima që duke menduar se punon sinjalizimi, nuk ka punuar dhe ka edhe viktima”, u shpreh një qytetar.

Ndryshe nga banorët, ndërmarrja publike Hekurudhat e Maqedonisë pretendon se sinjalistika zakonisht punon, por arsyeja e ndërprerjes së funksionimit në këtë periudhë janë punimet për modernizimin e blloqeve automatike të sustës./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme