Për herë të parë Helena Kadare do të jetë në një rrëfim për letërsinë dhe jetën përkah shkrimtarit të madh Ismail Kadare për lexuesin e Kosovës. Më 7 tetor ora 20.00 shkrimtarja do të jetë përballë dy gazetareve Beti Njuma e Alda Bardhyli, në kafenenë Sonder, për një rrëfim të rrallë mbi udhëtimin e pazakontë të një gruaje në letërsi.
Në historinë e letërsisë shqipe Helena Kadare hyn tek femrat e para që botuan në një letërsi të dominuar nga burrat që në vitin 1970-të me romanin “Një lindje e vështirë”. Libri u prit mirë nga kritika. Më pas ajo rikthehet për lexuesin në fillim të viteve 90-të me romanin “Një grua nga Tirana”, “Bashkëshortët” në vitin 2002. Me një stil të veçantë rrëfimet e Helenës janë përshkruar nga një ndjeshmëri i hollë.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Helena do të ketë dhe një takim me student të Universitetit të Filozofisë .



