Helmimi i rreth 70 fëmijëve në kopshtin e Gramshit, nisin hetimet! Policia sekuestron kartelat e 6 pacientëve të shtruar në spital

Rreth 70 fëmijë të Kopshtit Nr.1 në Gramsh dyshohet se janë helmuar nga ushqimi, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Sipas njoftimit zyrtar, në spitalin e qytetit janë paraqitur për ndihmë mjekësore gjashtë fëmijë, ndërkohë që janë kryer analizat për të gjithë fëmijët dhe personelin e institucionit parashkollor.

“Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar kartelat klinike të 6 fëmijëve të shtruar në spitalin e Gramshit, si dhe procesverbalet e kontrollit dhe të furnizimit me produkte ushqimore të kopshtit. Gjithashtu, janë marrë mostra nga ushqimi për ekzaminime të mëtejshme laboratorike”, thuhet në deklaratën e Policisë së Gramshit.

Kujtojmë se AKU ka ndërmarrë edhe bllokimin e produkteve ushqimore të mbetura në kuzhinën e këtij institucioni, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për të zbuluar shkaqet dhe përgjegjësit e ngjarjes.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh referuan materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për vlerësim, pasi më datë 24.05.2025 është marrë dijeni nga rrjetet sociale se në Kopshtin Nr.1 Gramsh janë helmuar nga salmonela disa nga fëmijët e këtij kopshti.

Në spitalin e Gramshit janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore 6 fëmijë dhe janë bërë analizat për të gjithë fëmijët dhe personelin e këtij kopshti. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar Kartelat Klinike për 6 pacientët e shtruar në spitalin e Gramshit, janë sekuestruar Procesverbalet e kontrollit dhe furnizimit me produkte ushqimore të Kopshtit Nr.1, si dhe janë marre mostrat nga ushqimi për ekzaminime të mëtejshme në kushte laboratorike. Gjithashtu, është bërë dhe bllokimi i produkteve ushqimore të mbetura në kuzhinën e këtij kopshti. Të gjitha veprimet janë kryer nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen E. M., 38 vjeçe, pasi në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, automjeti që ajo drejtonte, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin T. P.. Si pasojë janë dëmtuar shtetasi T. P. dhe pasagjerja në automjetin e tij, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme