Helmimi në kopshtin e Gramshit, inspektorët e AKU-së marrin mostra për analizimin e tre produkteve! Ja çfarë dyshohet

Pas raportimeve për helmimin e rreth 70 fëmijëve në kopshtin publik të Gramshit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndërhyrë menjëherë në terren për të kryer verifikimet e nevojshme.


Inspektorët e AKU-së kanë marrë mostra nga tre produkte ushqimore të përdorura në kuzhinën e kopshtit, mish pule, qumësht dhe vezë, të cilat tashmë janë dërguar për analiza laboratorike.

Dyshimet paraprake të mjekëve dhe prindërve lidhen me praninë e bakterit salmonela, një agjent infektues i rrezikshëm që zakonisht transmetohet përmes ushqimeve të kontaminuara apo higjienës së pamjaftueshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme