Henri Çili dyshohet se i mori para e prona babait të lazaratasit të dënuar përjetë me premtimin se do e nxirrte nga burgu

Detaje të reja kanë dalë nga arrestimi i botuesit Henri Çili. Henri Çili është arrestuar në banesën e tij në orët e para të mëngjesit të sotëm pasi një urdhër-arresti nga Prokuroria e Përmetit, pasi akuzohet se ka ndikuar tek një gjyqtar për të liruar nga burgut bandën e Lazaratit.

Hetimet ndaj Çilit kanë nisur që muajin shtator të vitit 2019 dhe mësohet se ka përgjime mes Henri Çilit dhe babait të Arbjon dhe Alban Alikos, Adil Aliko, ku negociohet për lirimin nga burgu të këtyre dy të fundit. Po kështu, është arrestuar edhe shoferi i Henri Çilit dhe dosja e rekursit të  Arbjon Alikos është gjetur në banesën e këtij të fundit. Alban dhe Arbjon Aliko janë dënuar me burg për vrasjen e ish-efektivit të Policisë, Ibrahim Bashës.

Ndaj botuesit Henri Çili, Prokuroria ka ngritur akuzat e falsifikimit të dokumenteve, mashtrimit, si edhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm te organet e drejtësisë.

Po ashtu raportohet se ka dyshime që Çili i mori shuma të konsiderueshme parash apartament dyqan dhe prona të tjera me premtimin se do e ndihmonte ta nxirrte të birin nga burgu.

Seksioni i hetimit në Policinë Gjirokastër ka ndërmarrë një operacion që është shtrirë në disa qytete. Ka bërë kontrolle në banesa dhe janë sekuestruar armë dhe municione.

Kujtojmë se Arbion Aliko, pjesë e grupit të zjarrit, është dënuar me burg përjetë për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha, ndërkohë që vëllai i tij është dënuar me 20 vite.

Ibrahim Basha mbeti i vrarë në Lazarat, gjatë aksionit për të kapur grupin kriminal që kishte nisur të shtënat ndaj policisë lokale, operacion antikanabis në 2014-ën. Gjatë këtij aksioni u plagosën edhe dy kolegë të tij Jetmir Isaj dhe Perlat Hamitaj.

Gjithsej mbrëmjen e djeshme janë arrestuar 8 persona, mes tyre edhe  pronari i Universitetit Europian të Tiranës, njëherazi dhe botuesi, Henri Çili.  Urdhër-arrestet për ndalimin e tyre janë lëshuar nga Prokuroria e Gjirokastrës, pasi akuzohen se ndikuan tek gjyqtarët për të liruar nga burgut bandën e Lazaratit. Të arrestuarit akuzohen  për korrupsion pasiv dhe aktiv në fushën e drejtësisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme