Heqja e kabinave në Theth, Rama: Aksioni për zaptimet do vijojë në disa bashki

Kryeministri Edi Rama është ndalur sërish te situata në Theth, ku janë larguar disa struktura të paligjshme që ai i cilësoi si “plagë mjedisore”. Ai bëri të ditur se strukturat shtetërore po punojnë për pastrimin e plotë të zonës, ndërsa paralajmëroi masa edhe ndaj organeve të drejtësisë.


“Vazhdojmë të pastrojmë plagën e tmerrshme që iu hap Thethit. Ministria e Drejtësisë po përgatit dokumentacionin për t’i kërkuar KLP-së hetim për prokuroren, por edhe për të gjithë Prokurorinë e Shkodrës,” deklaroi Rama gjatë një komunikimi në rrjetet sociale.

Kryeministri akuzoi prokuroren që ka trajtuar çështjen për mungesë veprimi, duke theksuar se “ka lënë të lirë një individ që ka kryer një krim të shumëfishtë”, ndërsa shtoi se “mungesa e logjikës në vendimmarrje sjell pasoja të rënda për komunitetin dhe imazhin e vendit”.

Rama paralajmëroi gjithashtu se aksioni për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet apo zaptimet pa leje do të shtrihet në disa bashki të tjera, përfshirë Fierin, Durrësin, Shkodrën dhe Tiranën.

“Të njëjtën gjë që po bëjmë në Vlorë, do ta bëjmë edhe në Tiranë, në Fier, Durrës, Shkodër, sepse këto qytete kanë marrë hov të madh dhe do përballen me sfida të reja. Është e papranueshme që qytetet të vuajnë për probleme si mungesa e ujit, jo për mungesë burimesh, por për shkak të paaftësisë dhe paturpësisë,” theksoi Rama.

Ai shtoi se është koha për një riorganizim të thellë të strukturave lokale, në mënyrë që ato të jenë në lartësinë e zhvillimit që po përjetojnë qytetet dhe për të garantuar zbatimin e projekteve strategjike.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme