“Heqja e kriterit të bachelor në Akademinë e Sigurisë, ishte gabim”- ministri Balla: Pr.ligji për Policinë e Shtetit të miratohet sa më shpejt për shkak të vakancave

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla është shprehur se heqja e kriterit të bachelor në  Akademinë e Sigurisë ishte gabim.


Ministri Balla theksoi se sistemi bachelor duhet të rikthehet në Akademinë e Sigurisë.

Ndërsa shtoi se për shkak të vakancave në Policinë e Shtetit duhet që “të fillojmë prej shtatorit e tutje, sa më shumë pranime cilësore në Akademinë e Sigurisë”.

“Projektligji synon të adresojë problematikën e arsimit të përgjithshëm duke orientuar drejt profilizimit sipas fushave kryesore të veprimtarisë së Policisë së Shtetit, por pa harruar që na duhet të krijojmë brenda policisë së shtetit një sistem më konkurrues, për sa i përket rekrutimit nga një spektër më i gjerë i burimeve të rekrutimit për të adresuar vakancat që kemi në kapacitetet policore.

Janë këto vakanca që na bëjnë të jemi insistues për një miratim sa më të shpejtë të këtij ligji në Kuvendin e Shqipërisë, në mënyrë që të fillojmë prej shtatorit e tutje, sa më shumë pranime cilësore në Akademinë e Sigurisë për t’u rikthyer në sistemin bachelor në Akademinë e Sigurisë, duke pranuar është bërë një gabim në të kaluar duke hequr studimet bachelor në fushën e rendit sigurisë dhe hetimit”, deklaroi ministri gjatë fjalës në Komisionin e Sigurisë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme