Mbrojtësi i krahut të majtë, Theo Hernandez, do t’i mungojë skuadrës së Milanit për dy ndeshje të rëndësishme muajin e ardhshëm, ka njoftuar “Football-Italia” të martën.
Hernandez u dëmtua në ndeshjen e fundit kampionale dhe pritet të mungojë për të paktën tri javë.
Ai dëmtoi muskulin e këmbës së djathtë në humbjen e Milanit 2:1 ndaj Napolit.
Shkaku i lëndimit, Hernandez do t’i mungojë Milanit në tri ndeshje, dy prej të cilave janë shumë të rëndësishme.
Ai nuk do të luajë në ndeshjet kampionale kundër Empolit dhe Juventusit, ndërsa do të mungojë edhe në duelin ndaj Chelseat në kuadër të Ligës së Kampionëve.
24-vjeçari edhe këtë edicion është njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm te Milani, pasi në nëntë ndeshje ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asistime.