Policia gjatë kontrollit të një automobili të tipit “Saab” me targa të Kërçovës dje ka gjetur marijuhanë dhe një pistoletë, ndërsa gjatë bastisjes në shtëpinë e shoferit të automobilit në Kërçovë, janë gjetur rreth 1,7 kilogram marijuhanë dhe rreth 160 gramë heroinë, si dhe peshore digjitale, me këtë rast në pranga kanë ëprfunduar dy persona, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.