2.4 kg heroinë që dyshohet se është nisur nga Shqipëria është sekuestruar nga policia italiane.
Droga u gjet në një kamion në portin e barit dhe ishte ndarë në 5 pako. Policia italiane vuri në pranga një 50 vjeçar shqiptar identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.
Guardia di Finanza thotë se do vijojë hetimet për këtë rast pasi dyshohet se është pjesë e një rrjeti më të gjerë trafikantësh.