HESHTJA E POPULLIT, HASHIM THAÇI ÇKA KA MBJELLË, PO E KORRË!

Nga Xhevdet Pozhari

PDK po bën thirrje me u “përbashku” rreth mbrojtjes së Hashim Thaçit.Ndërkohë, po harrojnë se veç në 5 vitet e fundit sa ishte president (pa i llogaritur mandatet si kryeministër) ai:

– Dekoroi plot figura të dyshimta.

– Ua fali burgun kriminelëve që kanë kryer vepra të rënda.

– I luftoi kundërshtarët e tij politik duke mos i kursyer nga asnjë lloj shpifje dhe etiketimi.

– Dëmtoi reputacionin e shtetit të Kosovës me lajmet si i akuzuar për krime lufte falë një Gjykate Speciale për të cilën nuk la gurë pa lëvizur që të themelohej.

– Ia shpërlau të kaluarën kriminale Vuçiçit e Daçiqit.

– Nuk arriti të sjellë njohje të reja, të kërkojë llogari për viktimat e luftës, por përkundrazi, pati ç’njohje dhe aktakuza për vrasje të supozuara të serbëve.

– Shpenzoi 1 milionë e 400 mijë euro gjatë mandatit presidencial dhe rezultati ishe një ZERO e madhe…

Thaçi çka ka mbjellë, po e korrë!

Pushtetarët që nuk ditën ta mbrojnë të djeshmen e Kosovës dhe ia rrezikuan të ardhmen brezave të ri me shkallën e lartë të korrupsionit (ma të lartën në Evropë), sot bëjnë thirrje të shpëtohet vendi. Ju e patët në dorë udhëheqjen e këtij vendi.

– Talleshit me të rinjt që e braktisnin këtë vend duke thënë se ata po ikin me “I-Phone”, e jo se këtu nuk ka prespektivë.

– Thoshit se korrupsioni është “përceptim”, e jo kancer që ka përfshi secilin insitucion.

– Shkatërruat sistemin arsimor, e arsyetoheshit se ndërtuat shkolla, thuajse nuk e dinim se hallin e kishit se kush do t’i fitojë tenderët.

– Shkatërruat sistemin shëndetësor, aq sa për një shërbim të thjeshtë në spitale shtetërore duhet ta kesh së paku një të njofshëm. Latë aparatura moderne pa u përdorur veç që të mbrohen interesat e privatistëve.

– Ftuat në zgjedhje për ndryshim dhe prapë u bëtë bashkë, besimin u shndërruat në mashtrim.

E, sot po kërkoni shpëtim!Dhe, kush? Isa Mustafa i fondit të 3%shit që prej këshilltar i presidentit, u bë dy herë kryetar i Prishtinës, kryetar partie, kryeministër… Hashim Thaçi që ishte dy herë kryeministër, zv/kryeministër, ministër i jashtëm, kryetar partie, president….

O veç harami i faturave të shpenzimeve me iu zënë, mjafton! E, lene ma më shumë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme