Heshtje absolute e Ivanovit? Po pret “Aminin” e partive politike, kujt t’ia japë mandatin…

Heshtje absolute në skenën politike në Maqedoni. Nga njëra anë është presidenti i shtetit, Gjorgje Ivanov ai i cili maksimalisht po shfrytëzon afatin për caktimin e mandatarit që do të formonte qeverinë, ndërsa nga ana tjetër janë partitë politike të cilat assesi nuk pranojnë të prononcohen lidhur me koalicionet e mundshme për formimin e qeverisë së re. Mirëpo një gjë është e sigurt se deri të hënën presidenti i shtetit duhet të caktojë mandatarin e parë nga pala maqedonase, që me shumë gjasë do jetë VMRO-ja si fituese e zgjedhjeve, e cila do të bënë përpjekje për të koalicionuar me ndonjërën nga partitë shqiptare. Dhe nëse VMRO nuk arrin që të bind partitë nga blloku politik shqiptar brenda 20 ditësh, atëherë mandatin për formimin e qeverisë sipas kushtetutës e fiton partia e dytë në renditje sipas numrit të deputetëve, në këtë rast LSDM-ja.

Kështu, për të kuptuar se cilat janë arsyet e zvarritjes së procedurës për caktimin e mandatarit nga ana e presidentit Ivanov deri në ditën e fundit, dhe si do të veprojnë partitë politike gjatë kësaj periudhe, për portalin Almakos, flasin politikologu, Xhenis Sulimani dhe gazetari maqedonas, Ljubisha Stankoviç.

Xhenis Sulimani: Presidenti Ivanov po pret “aminin” e partive politike për caktimin e mandatarit

“Rezultati i ngushtë i zgjedhjeve të 11 dhjetorit ka ulur mundësinë që partia e parë me më shumë ulëse në Kuvend të mund të formojë Qeveri ashtu si do vet. Prandaj edhe kjo zvarritje e presidentit të shtetit për t’ia dhënë mandatin partisë apo koalicionit që numëron më shumë deputetë. Afati kalon më 9 janar, ndërkaq deri në atë moment presidenti Ivanov duhet të pret “aminin” e partive politike.

VMRO- DPMNE si parti e parë gjatë fushatë parazgjedhore propagandoi ide antishqiptare. Mirëpo, që mandatin për formimin e Qeverisë ta marrë partia e dytë LSDM, partitë shqiptare duhet paraprakisht të dakordohen që definitivisht asnjëra të mos hyjë në Qeveri me VMRO-në, dhe të njëjtat të mendojnë dhe koordinohen për një platformë brenda shqiptare. Kjo do të thotë se ka kombinime të shumta, dhe janë pikërisht këto kombinime që po i bëjnë partitë të mbyllura dhe jo transparente. Për të dëshmuar partitë gatishmëri për veprim në të mirë të popullit duhet të jenë të hapura dhe gjërat ti thonë haptazi”, deklaroi për Almakos, politikologu, Xhenis Sulimani.

Ljubisha Stankoviç: Nëse Ahmeti pranon të koalicionoj me VMRO-në, do bëjë vetëvrasje politike

“Gjithnjë e më shumë bëhet e qartë se mosdhënia e mandatit për formimin e qeverisë së re është taktizim që në mënyrë të kordinuar e bëjnë Ivanovi dhe Gruevski. Ivanov thirret në Kushtetutë, ndërsa realisht po prêt zhvillimin e bisedimeve që në mënyrë intensive po i zhvillojnë Gruevski me Ahmetin. Dhe derisa Gruevski po pret përkrahjen nga partneri i tij i tenderave, nënkupton se po blen kohë, dhe me qëllim që të ik nga përgjegjësia penale dhe Prokuroria Speciale. Rreziku i Gruevskit është vlerësuar, por nëse Ahmeti pajtohet me të, atëherë humbësit më të mëdhenjë do të jenë pikërisht Ahmeti dhe BDI. Vendimi për koalicionim mundet të jetë fatal dhe të sjell deri në shkatërrimin e partisë dhe tërësisht padëgjueshmëri jo vetëm të deputetëve, por edhe të funksionarëve të lartë të BDI-së. Për mua është e qartë pozicioni i Ahmetit që të koalicionon me Gruevskin, por në një situatë të tillë, ai do jetë politikisht i vdekur. Ahmeti e ka patjetër të respekton vullnetin e zgjedhësve, por edhe gatishmërinë e tij për vazhdimin e punës së Prokurorisë Speciale, por do të duhet të sqaron si është e mundur që të pranon mandat nga Ivanovi, për të cilin vet Ahmeti tha se është jolegjitim dhe se nuk e njeh funksionin- president i shtetit”, deklaroi për Almakos, gazetari maqedonas, Ljubisha Stankoviç.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme