Prokuroria e Posaçme ka pritur në ambientet e saj Prokuroren Federale Belge, Ann Frasen. Mbërritja e Frasen vjen në kuadër të hetimeve për krimin e organizuar midis Shqipërisë dhe Belgjikës.
Raportohet se prokurorja federale do të zhvillojë takim me kreun e SPAK-ut, Altin Dumani dhe disa prokurorë të posaçëm qe po kryejnë hetime edhe financiare me grupe kriminale.
Autoritetet belge, bashkë me palën shqiptare, po hetojnë disa çështje lidhur me krimin e organizuar.