Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar lidhur me hetimet e SPAK ndaj ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni.
Në një reagim, Salianji deklaron se institucionet më të rëndësishme të shtetit janë ose nën ndikimin e grupeve kriminale, ose të lidhura me to.
Reagimi i ish-deputetit Ervin Salianji: Shteti i Ramës i ka ulur pantallonat përballë krimit të organizuar! Qytetarët duhet të vershojnë në sheshe për të çliruar institucionet nga llumi!
Institucionet më të rëndësishme shtetërore janë faktuar që janë ose emërime të bandave, ose nën influencën e bandave dhe nuk i shërbejnë më shtetit e qytetarëve!
Ky nuk është më një shtet që lufton krimin, por një shtet që është në dorën e gysrave! Krimi i organizuar ka depërtuar në institucionet që duhet ta luftonin atë, ndërsa pushteti i Ramës i ka kthyer institucionet në mburojë të interesave të tij. Përballë kësaj kapjeje të shtetit e vetmja rrugë e mbetur janë qytetarët në shesh, në rrugë dhe në institucione për të shkulur me rrënjë llumin që ka mbuluar gjithë ngrehinën kriminale të Ramës!
Të mos presim më që shteti i kapur të çlirojë vetveten. Shtetin duhet ta çlirojnë qytetarët!
Ky vend nuk është pronë e Ramës, as e bandave dhe as e pushtetit të tyre.
Është koha për t’ua marrë Shqipërinë nga duart atyre që e kanë kthyer shtetin në instrument të krimit dhe pushtetin në mburojë të tyre!
The post Hetimet ndaj ish-drejtoreshës së SHISH-it, Salianji: Shteti i Ramës i ka ulur pantallonat përballë krimit të organizuar! Qytetarët të vërshojnë në sheshe për të çliruar institucionet appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



