Hetimet ndaj Memetit, prokuroria nuk jep detaje

Gazetar: Suad Bajrami

Prokuroria ende nuk ka ngritur akuzë ndaj dy të dyshuarve në hetimin kundër gjykatësit të supremes Naqe Georgiev dhe anëtarit të Këshillit të Prokurorëve Ixhet Memeti.

Në pyetjet e Alsat, organi i akuzës nuk përgjigjet se në çfarë faze ndodhet procedura e hetimit, ndonëse kanë kaluar 5 javë që kur Georgiev, u kap në flagrancë duke marrë ryshfet në vlerë prej 10.000 eurosh.
Paratë ia ka dhënë djali i ish kryetarit të Novo Sellës Boro Stojçev me qëllim që babait të tij, t’i lehtësohej pozita në procedurën penale për tregti me lëndë narkotike.

Në momentin kur është arrestuar Georgiev, Memeti nuk ka qenë prezent, por kallëzimi i krimit të organizuar thotë se ai ka zhvilluar biseda telefonike dhe video thirrje me Georgievin dhe djalin e Stojçevit për të garantuar në këtë mënyrë se autoriteti i tij do të hyjë në funksion për marrëveshjen me prokurorinë dhe shqiptimin e dënimit më të ulët se sa parashikonte gjykata.

Gjykatësi Naqe Georgiev vazhdon të jetë në Burgun e Shutkës pasi para një jave, Gjykata Penale ia ka vazhduar paraburgimin edhe për 30 ditë. Në fuqi mbeten edhe masat e kujdesit për të dyshuarin e dytë, Memeti./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme