Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë sërish seancën lidhur me dosjen e koncesionit të Sterilizimit, në të cilën ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është në pozicionin e të pandehurit.
Mësohet se shkak i shtyrjes së seancës është bërë tej zgjatja e afatit prej katër orësh.
Në seancë nuk u bë e mundur leximi i akteve të Prokurorisë së Posaçme.
Për këtë arsye, seanca e radhës gjyqësore do të mbahet më 3 tetor 2024.