Hetimi i ri nga SPAK për aferën e tunelit të Llogarasë/ Dyshime se tenderi ishte i paracaktuar, si e fitoi me firmën e Ballukut ish-kreu i ARRSH, Evis Berberi dhe ortaku i tij

Klodiana Lala/ Në kuadër të hetimit që po kryen ndaj Evis Berberit, ish-drejtor i Autoritetit Rrugor shqiptar dhe ish ortakut të tij, biznesmenit Valter Begaj, SPAK ka urdhëruar edhe sekuestrimin e dokumenteve të kompanisë “Hill International NV”.


Kjo për shkak se bashkimi i operatorëve ekonomikë, Hill Internacional N.V dhe kompania Net Group e Valter Begajt, kanë fituar tenderin pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për mbikëqyrjen e punimeve për tunelin e Llogarasë.

Prokurorët e Posaçëm kanë ngritur dyshime se tenderi mund të jetë paracaktuar dhe kompanitë e tjera, janë skualifikuar padrejtësisht, për shkak të lidhjes mes Berberit dhe Valter Begaj.

Nga hetimet e deritanishme SPAK e akuzon ish-kreun e ARRSH Berberi se favorizonte mikun e tij Begaj në tendera përmes një kompanie që ai kontrollonte në mënyrë të tërthortë. Berberi konsiderohej si krahu i djathtë i zv.kryeministren dhe Ministrës së Infrastrukturës Belinda Balluku.

Ndërkohë sa i përket tenderin për ndërtimin e Llogarasë, ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj nga arratia pretendon se bëhet fjalë për një aferë korruptive që implikon Ballukun dhe Edi Ramën. Për atë që njihet si afera e tunelit të Llogarasë, Partia Demokratike ka bërë kallëzim penal në SPAK.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme