Personat Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina të cilët janë përcaktuar se janë ndër emrat e nivelit të lartë të organizatës dhe janë sjellë në Turqi me një avion të posaçëm pasi që janë kapur nga MIT. Hetimi ndaj të dyshuarve zhvillohet në Kryeprokurorinë e Stambollit.
Në përputhje me udhëzimet e Prokurorisë, hetimet zhvillohen nga ekipet e Zyrës për Anti-Terror të Drejtorisë së Sigurisë të Stambollit (TEM). TEM ka formuar një ekip të veçantë për këtë hetim ndërsa mësohet se ky ekip punon në koordinim me MIT dhe njësitë e inteligjencës së drejtorisë. Gjithashtu në kuadër të punimeve, lidhur me të dyshuarit është duke u zhvilluar komunikim me të gjitha institucionet relevante në Turqi ndërsa theksohet se janë duke u hetuar detajisht pozicionet e tyre dhe veprimet në organizatë.
Të dyshuarit krahas aktiviteteve në shtetet e Ballkanit, kanë qenë të angazhuar për sigurimin e arratisjes së anëtarëve të organizatës në Turqi drejt shteteve të Evropës dhe SHBA. Njësitë e sigurisë kishin vërtetuar se Cihan Özkan ka menaxhuar paratë e tubuara në emër të bamirësisë në shtetet e Ballkanit, të cilat i ka transferuar në Pensilvania të SHBA-ve ku ndodhet kreu i organizatës terroriste. Ndërkaq, Kahraman Demirez, përgjegjës për strukturimin rinor në Kosovë, ka punuar në mënyrë aktive në shtetet e Ballkanit, ndërsa ka luajtur rol që organizatës t’i bashkangjiten numër i madh personash.
Nga ana tjetër, Hasan Hüseyin Günakan, i sjellë po ashtu në Turqi përmes operacionit të MIT-it, ishte përgjegjës për mësimdhënësit në strukturat shkollore në rajon. Emrat e personave tjerë të sjellë në Turqi mësohet se kanë qenë figura të larta përgjegjës për strukturimin e “FETO”/PDY-së në institucione dhe organizata të ndryshme. – Ka përgatitur raporte në favor të “FETO”/PDY-së në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Në veçanti, mësohet se Osman Karakaya ka luajtur rol aktiv në procesin Ergenekon, periudhë gjatë së cilës ai ka përgatitur raporte në favor të “FETO”/PDY-së në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Stamboll ndërsa për këtë arsye i është ndarë dekoratë nga ana e kreut të organizatës terroriste Fetullah Gülen, transmeton KTV.
I pandehuri Habip Bostan, i cili gjykohet në lidhje me strukturimin e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Gjykatën e Lartë Penale të 27-të të Stambollit dhe për të cilin është gjetur se ka përdorur ByLock, është bërë referencë që Osman Karakaya të hyjë në këtë institut. Gjithashtu është zbuluar se emri i Osman Karakaya gjendet në aktakuzën e strukturës së organizatës për Institutin e Mjekësisë Ligjore. Emri i Karakaya gjendet edhe në procesin Ergenekon.
Raportin në lidhje me gjendjen shëndetësore të të pandehurit të arrestuar të procesit të dytë “Ergenekon”, ish Rektori i Universitetit Başkent, Prof. Dr. Mehmet Haberal, e kishte përgatitur Osman Karakaya.
Pas raportit në fjalë avokatja e Haberal në atë kohë, Dilek Helvacı, kishte paraqitur një padi penale ndaj Karakaya për shkak të “nënshkrimit të vendimit për raport spitalor skandaloz, jo-ekzistent dhe të pavërtetë” me akuzën për “abuzim të detyrës”.