Hetimi për djegien e ”AUDIT” mbetet në harresë

Gazetar: Suad Bajrami

Kanë kaluar mbi një vit dhe ende nuk ka epilog për rastin e djegies së veturës luksoze Audi, të cilën e përdorte ish zëvendëskryeministri Artan Grubi, por që ishte në pronësi të fqinjit të tij. Autorët e djegies ende nuk janë identifikuar, ndërkaq Prokuroria heshtë ndaj pyetjeve të Alsat në lidhje me hetimin.

Organi i akuzës, nuk jep shpjegime edhe për atë nëse e kanë hetuar çështjen e pronësisë dhe blerjes së automjetit luksoz.

Vetura e djegur, e cila ka qenë e pajisur me flesherë, sipas deklarimeve paraprake të Grubit ka qenë e një biznesmeni të suksesshëm, të cilin e ka mik, ndërkaq atij ia ka dhënë për ta shfrytëzuar për nevoja private. Grubi është arsyetuar se ai nuk ka veturë tjetër, pos Citroenit të babait i cili kushton 1.000 euro, ndërkaq kohëpaskohe është shërbyer me veturat e vëllezërve dhe miqve të tij.

Grubi ka përdorur automjetin i cili në MPB është i regjistruar në emër të personit Bekim Limani, pronar i kompanisë “Euro kom lajting”, e cila, sipas hulumtimeve të “360 gradë”, edhe pse me një të punësuar kompania ka qarkulluar 4,2 milionë euro.

Për këtë, pati reagime të ashpra në opinion duke akuzuar Grubin për fshehje të pasurisë, ndërkaq VMRO-DPMNE kërkoi që Prokuroria, gjithashtu ta ndjekë penalisht zëvendëskryeministrin edhe për fshehje tatimi dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas deklarimeve paraprake të Prokurorisë, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit është përgjegjës për kontrollin e të dhënave në deklaratat e pasurisë dhe nëse nga kontrollet rezultojnë elemente të ndonjë vepre penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare, Prokuroria do të veprojë në përputhje me kompetencat e saja ligjore. Megjithatë, Antikorrupsioni, u arsyetua se në mungesë të ligjit për prejardhjen e pasurisë, ata nuk mund të hapin procedurë pasi vetura është në emër të personit tjetër. /alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme