Prokuroria në Shqipëri ka filluar hetimet duke vënë para përgjegjësisë penale dy kompanitë kryesore të importit të miellit në Shqipëri.
Të dyja këto kompani zënë rreth 40% të tregut në Shqipëri dhe miellin e importojnë nga Kosova, shkruan sot Koha Ditore.Prokuroria ka konfirmuar se ka regjistruar procedimin penal për veprat “Kontrabandë me mallrat e tjera” dhe “Prodhim i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë e ushqimorë”, ndërsa vetë Agjencia Kombëtare e Ushqimit në Shqipëri (AKU) pretendon se vepra është kryer me dashje të drejtpërdrejtë me qëllim përfitimin material, pasi malli me nivel proteine më të ulët blihet me çmim më të lirë në Kosovë dhe shitet në Shqipëri me çmim më të lartë, ku përdoret për prodhimin e bukës.Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri (AKU) ka bllokuar gjatë kontrollit në magazinat e këtyre dy firmave 35 ton miell pas dyshimeve të lindura për mashtrimin e shoqërive të këtij tregu në nivelin e proteinave që deklarohen në etiketë.