Hibrid.info ka mbajtur një konferencë për media ku janë paraqitur zhvillimet më të fundit lidhur me dezinformimin dhe keqinformimin në hapësirën publike.
Gjatë prezantimitm hulumtuesi Etrit Rexhepi theksoi format që pritet të përdoren më shpesh në fushatë, përfshirë përmbajtjet e gjeneruara me inteligjencë artificiale, sondazhet e manipuluara dhe mesazhet me karakter propagandistik.
Rexhepi: Sondazhet e rreme mbeten forma më e përhapur e keqinformimit gjatë fushatave zgjedhore
“Forma më e shpeshtë, prej momentit kur është shpallur data e zgjedhjeve, por edhe nga monitorimi i fushatat e kaluara zgjedhore, është vërejtur që si formë e parë e keqinformimit janë sondazhet e rreme, apo ato që ne i kemi cilësuar si sondazhe të fabrikuara. pse është paraqitur si formë e parë e keqinformimit të mundshme? Për shkak se si përmbajtje të tilla publikohet shpesh, pra ka një numër të trajtimeve, numër më të madh të trajtimeve nga organizata jonë për sondazhet e rreme, edhe tjetra, ka interaksion më të madh, pra, këto përmbajtje kur publikohen në rrjete sociale, gjenerojnë një interaksion më të madh nga përdoruesit e këtyre mediave sociale. Çka i karakterizon, sondazhet e rreme? Janë mungesa e një metodologjie të qartë shkencore, pra nuk dihet mostrimi i realizimit të kësaj matje të opinionit publik, nuk dihet mostra që është përzgjedhur, vendi, edhe koha se kur është realizuar ky sondazh i pretenduar”, tha ai.”, tha ai.
Hulumtuesi i Hibrid.info, Festim Rizanaj, prezantoi format e manipulimit të përmbajtjeve përmes inteligjencës artificiale, duke theksuar se video dhe audio të gjeneruara me këtë teknologji po publikohen në mënyrë që të duken sa më autentike.
Rritje e përdorimit të inteligjencës artificiale në dezinformim gjatë fushatave zgjedhore
“Edhe një fenomen tjetër domethënë që është në rritje në këtë rast është edhe përdorimi i inteligjencës artificiale në media sociale ku qarkullojnë, siç jeni dëshmitarë edhe ju po besoj që në fushatën e 28 tetorit domethënë videot e gjeneruara totalisht me inteligjencë artificiale ku simulohen intervista me reale me qytetarë, duke përdorur logo mediesh për t’i dhënë legjitimitet vetes se kjo është një intervistë nga mediat dhe në bazë të përmbajtjes shihet që audio sinkronizimi, personat domethënë personazhet e gjeneruara me AI domethënë që nuk ekzistojnë, duke bërë deklarata politike dhe narrativa të caktuara dhe duke krijuar përshtypjen se këta po japin një intervistë për media dhe po deklarojnë se do ta votojnë këtë parti ose duke e kritikuar një parti tjetër apo qoftë një politikan të caktuar”, tha ai.
Hulumtuesi Etrit Rexhepi ka renditur disa hapa për mbrojtje nga dezinformimi.
Hapat për mbrojtje nga dezinformimi dhe manipulimet me inteligjencë artificiale
“Si hap i parë është verifikimi i burimit, hapi i dytë është të verifikohen titujt emocionalë, të krahasohet përmbajtja e lexuar me atë që publikohet në media kredibile dhe në kontrollues të fakteve, siç është edhe organizata jonë. Përballë formave të tilla të keqinformimit kërkohet skepticizëm i shtuar edhe kur hasen sondazhe pa autorësi. Hapi i fundit është rritja e dijes përballë manipulimeve që mund të bëhen duke përdorur inteligjencën artificiale.”, tha ai.



