Hidhen dyshime se një pjesë e klasës politike mund të jetë e inkriminuar në aferat e Radojçiqit!

Në vitin 2019, Millan Radoçiqi dhe dy persona të tjerë ishin kërkuar me vendim gjykate në lidhje me vrasjen e ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Më vonë në mënyrë misterioze ishte tërhequr urdhër-arresti ndaj të kërkuarit për vrasjen e ish-politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq, Millan Radoiçiqit.

Prokurori, të cilit i ishte kaluar lënda pasi ish-prokurori Sylë Hoxha kishte dalë në pension, derisa Burim Çerkini kishte njoftuar se tërheqja e urdhër-arrestit ndaj Millan Radoiçiqit ishte konfidenciale dhe se nuk mund të deklarohej në lidhje me këtë rast.

Ky është një indikacion i mjaftueshëm për të dyshuar se para së gjithash bëhet fjalë për ndërhyje politike, por mënyra e trajtimit ‘konfidencial’ mbetet të hetohet.

Kujtojmë se në lidhje me vrasjen e ish-politikanit serb në Kosovë, urdhër-arrest pati edhe për Zhelko Bojiqin, për dy vepra penale (në bashkëkryerje) -keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe – pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare, si dhe ndaj Zvonko Veselinoviqit, i cili sipas dokumenteve amerikane është udhëheqës i grupit kriminal ndërkombëtar serb së bashku me Millan Radoiçiqin.

Për këtë çështje për “Botën sot” kanë folur juristët, derisa treguan edhe arsyet e mundshme të zvarritjes së hetimeve për këtë rast.

Kujtojmë, se Radojçiqi ishte pjesë e listës së zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku akuzohet për krim të organizuar dhe korrupsion.

Kelmendi: Fletarrestim ndaj Radojçiqit duhet të ishte lëshuar

Lidhur me këtë çështje në një prononcim për “Bota sot” foli edhe njohësi i çështjeve kushtetuese, Muhamet Kelmendi.

Ai u shpreh se në aspektin juridik nuk ka asnjë pengesë për lëshimin e fletarrestimit për Milan Radojçiq. Krahas kësaj, ai njoftoi se nuk ka ende të dhëna pse një fletarrestim i tillë nuk është lëshuar.

ImageMuhamet KelmendiFOTO GALERI
“Është gjë normale që duhej të ishin lëshuar fletarrestim dhe të kërkoheshin për veprat e dyshuara penale kriminelët rreth Radojçiqit. Juridikisht nuk ka asnjë pengesë, nuk ka të dhëna pse nuk kemi fletarrestim”, deklaroi Kelmendi.

Më tej, juristi hodhi dyshime se është politika, ajo e cila po e pengon lëshimin e fletarrestimit për Radojçiqin dhe dy persona të tjerë.

Kjo pasi, sipas tij nuk ka arsye tjetër që kjo gjë mos të ndodhë.

“I dyshuari Radojçiqi dhe dy personat e tjerë të dyshuar duhet të kapen dhe të dalin para drejtësisë. Në aspektin penal nuk ka pengesa. Flet arrestet duhet të ishin lëshuar. Duket se ka pengesa politike dhe ndoshta edhe të dukurive tjera që nuk i njohim. S’ka fare bazë tjetër”, përfundoi Muhamet Kelmendi për “Bota sot”.

Krasniqi: Klasa politike gjithmonë ka ndikuar në sistemin e drejtësisë

Ndërsa, juristi tjetër, Islam Krasniqi në prononcimin e tij për gazetën “Bota sot” nënvizoi se klasa politike çdo herë ka ndikuar në vendimet e sistemit të drejtësisë.

ImageIslam KrasniqiFOTO GALERI
Për këtë shkak, ai tha se drejtësia nuk është pavarësuar dhe ka vazhduar të punojë me rekomandime të politikës.

“Klasa politike gjithmonë ka ndikuar në sistemin e drejtësisë, duke mos e lënë asnjëherë të pavarësohet, duke i futur duart që nga konkursi për gjykatës, prokurorë etj., dhe duke ndikuar edhe në përzgjedhjen e tyre, pastaj ata kanë punuar me rekomandime të politikës apo të atyre që i sistemuan në institucionet e drejtësisë”, deklaroi juristi.

Në vazhdim, Krasniqi nuk e përjashtoi mundësinë që edhe një pjesë e klasës politike të jetë e përfshirë në rrjetin kriminal të Radojçiqit. Dhe, për këtë arsye, ai mendon se po pengohet hetimi kundër Radojçiqit.

“Po një pjesë e klasës politike mund të jenë të inkriminuar në afera të ndryshme, e që nuk përjashtohen të jenë në rrjetin zinxhiror të kriminelit serb Radojçiqit, e kur kapet rrjeta mund të bien edhe maskat dhe për atë arsye pengojnë zhvillimin lidhur më vazhdimin e procedurave ndaj Radojçiqit”, theksoi ai.

Në fund, juristi për “Bota sot” thekson: “jemi të obliguar për vetting për t’i shoshitur të gjithë në sistemin e drejtësisë dhe për ta pavarësuar atë nga politika”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme