Hidhet lëndë plasëse në taracën e një lokali në Velipojë

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në Velipojë. Raportohet se lënda plasëse ishte vendosur në taracën e një lokali në  fshatin “Rrjoll”.


Si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme të vogla materiale. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:45, ndërsa lokali është në pronësi të 35-vjeçarit me iniciale A. D.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 03:45, në fshatin “Rrjoll”, Velipojë, në taracën e lokalit të shtetasit A. D., 35 vjeç, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse.

Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme