Hidhet nga ndërtesa një 60-vjeçar, zbulohet letra që u ka lënë familjarëve

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Korçë, ku një person është hedhur nga pallati, e për pasojë ka gjetur vdekjen.
Policia e Korçës njofton paraprakisht se viktima është e seksit mashkull, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Njoftimi

Më datë 23.07.2017, jemi njoftuar se në Spitalin Rajonal të Korçës, ka shkuar i pajetë trupi i shtetasit Gj.K, rreth 60 vjeç.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se ky shtetas, në gjendje të rënduar emocionale është hedhur nga kati i katërt i pallatit në të cilin banonte në lagjen nr 2 të qytetit të Korçës dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Nga veprimet e kryera, rezulton se shtetasi Gj.K, jetonte i vetëm dhe kishte lënë edhe një letër në të cilën sqaronte arsyet e vetëvrasjes së tij. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme