Hidhet poshtë kërkesa e Gruevskit, Gjykata Supreme i vërtetoi dënimin

Nikolla Gruevski ra edhe në Supreme. Gjykata Supreme e ka refuzuar si të papranueshme kërkesën e tij për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit në rastin e dhunës së urdhëruar në Qendër. Kështu ka vendosur Gjykata Supreme sepse kërkesën e ka parashtruar avokati Petar Timovski, i cili e ka mbrojtur Gruevskin sipas detyrës zyrtare. Megjithatë, avokatët sipas detyrës zyrtare nuk kanë pasur autoritet për të kërkuar rishikim të jashtëzakonshëm të një aktgjykimi të formës së prerë. Këtë ka mundur ta bëjë vetëm një avokat që ka prokurë nga i pandehuri, e një gjë të tillë nuk e ka dhënë Gruevski. Për protestat e dhunshme para Komunës Qendër në vitin 2013, Gruevski u dënua me një vit e gjysmë burg. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme