Hidhet poshtë propozimi i VMRO-së për shfuqizimin e Qeverisë teknike

Gazetar: Adrian Kerimi

– Advertisements –

Kuvendi hodhi poshtë propozimin e VMRO-DPMNE-së për abrogimin e Qeverisë teknike. Këtë veprim të shumicës parlamentare, lideri i opozitës Hristijan Mickoski e vlerësoi si qyqar, shkruan Alsat.

Si e komentoni atë që LSDM-ja në Kuvend sapo hodhi poshtë abrogimin e Qeverisë së Përzhinos?

“Qyqare”, u përgjigj shkurt Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Lidhur me ndryshimin e modelit zgjedhor me një njësi dhe kërkesën e kryeministrit Dimitar Kovaçevski për formimin e grupeve të punës, Mickoski tha se ky veprim bëhet me qëllim zvarritjen e datës së zgjedhjeve. Sipas tij, vendi po shkon në drejtim të gabuar dhe se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë të domosdoshme.

“Le të formohen grupe pune, nuk e kemi problem. Por çfarë do të arrijmë nëse formojmë grupe pune? Do të blejmë kohë që të mos ketë zgjedhje këtë vit? Të formohen grupe për ta zvarritur procesin e negociatave deri në vitin 2024?”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Sa i përket takimit të paralajmëruar nga kryeministri Kovaçevski, Mickoski tha se deri tani ka qenë vetëm paralajmërim dhe se nuk ka pasur ftesë konkrete. Lideri i opozitës është i gatshëm për takim kurdo që do të caktohet ai, duke mos paralajmëruar tema për të cilat do të kërkon të bisedohet në të. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme