Në presidencë është hedhur shorti për zgjedhjen e 9 anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Mes 8 gjyqtarëve kandidatëve të Gjykatës Kushtetuese, fitues janë;
- Marjana Selimi – anëtare
- Ilir Toska -anëtar
- Marsida Xhaferllari – anëtare zëvendësuese
Mes 17 kandidatëve nga Gjykata e Lartë, fitues janë:
- Sokol Sadushi, anëtar dhe kryetar i këtij këshilli për vitin 2025
- Medi Bici, anëtar zëvendësues
Mes prokurorëve kandidatëve në Prokurorinë e Përgjithshëm, fitues janë:
- Alma Muça- anëtare
- Thoma Jano- anëtar zëvendësues
Mes 45 kandidatëve të gjyqtarëve të Gjykatave të Apelit, fitues janë:
- Fuat Vjerdha – anëtar
- Enkela Vlora- anëtare
- Elvana Ciçolli- anëtare zëvendësuese
Mes 9 prokurorëve kandidatë nga Prokuroria e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, fitues janë:
- Irma Balli- anëtare
- Etjen Kapo- anëtar
- Genti Xholi- anëtar zëvendësues
Mes 10 gjyqtarëve kandidatë nga Gjykatat Administrative, fitues janë:
- Nafije Hasko- anëtare
- Bezart Kaçkini – anëtar zëvendësues
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të funksionojë nga data 1 janar 2025 deri më 31 dhjetor 2025.