Hila: Shkarkimet e ministrave, sikur jemi në Sulltanat

Analisti dhe drejtuesi i emisionit “Arena”, Dritan Hila thotë në studion e lajmeve në Ora News, se ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka mohuar dorëheqjen por jo shkarkimin e tij.

Ai deklaron se Tahiri është dakordësuar me Ramën që të hiqet në paketë me disa ministra që të mos krijonte idenë se është shkarkuar si rezultat të presionit të Ilir Metës.

Dritan Hila: Ministri Tahiri mohoi dorëheqjen. Me sa duket kanë konkorduar mbrapa me kryeministrin që është e mira t’i bëjë shkarkim dhe bashkë me të, ka përfshirë edhe një paketë edhe ministra të tjerë, për të mos lënë shijen e hidhur se Tahiri është hequr si rezultat i presionit të Ilir Metës.

Kjo ka konkluduar që Tahiri ta mohojë dorëheqjen, por nuk ka mohuar se është shkarkuar apo që do të iki. Si duket, zt. Rama e kuptoi që në momentin që doli lajmi se Tahiri do të ikte nga Ministri i Rendit, ç’rëndësi ka me dorëheqje apo me shkarkim, kjo shkaktonte në opinionin publik një paraqitje të një dobësie të tij. Për këtë arsye si duket e riformatoi mënyrën se si do ta heqi, duke shtuar edhe ministra të tjerë, siç janë Bushati, Beqaj, të paktën flitej për ta.

Kjo e detyroi Tahirin që të thoshte nuk jam dorëhequr. Në këtë moment, 20 vjet pas marsit të 1997, zt.Rama duhet t’ua bëjë të qartë njerëzve a kemi a s’kemi ministër Rendi, sepse neve në mars edhe fishekzjarrët na duken si krisma armësh. Nuk më duket se zt.Rama e ka kuptuar se ka kryesimin e një qeverie dhe jo të bashkisë së Tiranës ku i lejohen këto cic-mice. Hoqi drejtorin e rrugëve, të kopshteve.

Kemi të bëjmë me një situatë të tensionuar ku opozita është jashtë Parlamentit. Rendi është shumë sinjifikativ për shqiptarët dhe trupa policore pa dyshim ka lidhje me ministrin dhe moralin e merr nga ai gjithashtu.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme