Hillary Clinton porosit Pentagonin: “Shlyeni aeroportet e Asadit”

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka urdhëruar sulmin në Siri vetëm disa orë pasi që ish-shefja e diplomacisë amerikane Hillary Clinton publikisht i bëri thirrje Pentagonit që të “shlyejë aeroportet e Asadit”, transmetojnë mediat e huaja.

Në një intervistë për “New York Times”, Clinton tha se është gabim i madh që SHBA nuk kanë nisur më herët një ofensivë të tillë në Siri.

“Asad ka aviacion dhe këta aeroplanë janë përgjegjës për vdekjen e civilëve. Kemi parë këtë viteve të kaluara, e kemi parë edhe para disa ditësh. Besoj se duhet të shkatërrojmë këto baza dhe të parandalojmë këto baza prej nga janë lansuar sulmet mbi popullin e pafajshëm sirian”, tha Clinton.

Gazeta “Guardian”, ndërkaq, shkruan se është shumë interesant koha e dhënies së intervistës së Clinton dhe urdhrit të Trump për të sulmuar Sirinë.

Ndryshe, SHBA kanë kryer sulm raketor kundër forcave ushtarake siriane, në shenjë hakmarrjeje ndaj sulmit me helm kimik në Kan Sheikun, qytet nën kontrollin e kryengritësve. Në sulm janë vrarë të paktën shtatë ushtarë sirianë, ndërsa baza është shkatërruar pothuajse plotësisht.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme