I ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur me litar një 35-vjeçar në një përrua pranë banesës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Tërbaç të Himarës, ndërsa mendohet se viktima E.B., 35 vjeç e ka ndërmarrë aktin e rëndë në gjendje të rënduar psikologjike.
Kanë qenë familjarët ata që kanë konstatuar vdekjen e tij dhe më pas kanë lajmëruar policinë. Nga hetimet e kryera, bazuar edhe në deklarimet e familjarëve dyshohet se personi ka patur probleme psikologjike kohët e fundit.
Policia dhe grupi hetimor në vendngjarje po kryejnë veprimet e mëtejshme procedurale në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për vlerësim. /b.l/



