Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur të heqë orën policore në vend.
“Është vendosur që ora policore të mos jetë më, hiqet ora policore siç ishte nga ora 23:00 deri në 6 të mëngjesit”, tha Mira Rakacolli, kryetarja e Komitetit Teknik tëe Ekspertëve në mbledhjen e sotme.
Sipas saj, ndryshimi i këtyre masave do shkojë në përputhje me situatën epidemiologjike në vend.
Gjithashtu komiteti i eksperteve ka rekomanduar që vaksinimi i fëmijëve është i këshillueshëm të nisë nga mosha 12 vjeç, për të gjithë fëmijët, jo vetëm për ata që kanë sëmundje të tjera.
Masat e tjera:
Ata që janë të infektuar me virusin do qëndrojnë të izoluar në 5 ditë nga 10 ditë që ka qenë
Për gjithë qytetarët që do hyjnë mbetet në fuqi paraqitja e pasaportës sw vaksinimit ose e testit PCR në 72 orët para mbërritjes dhe ata që nuk kanë këto dokumente vijon të mbetet në fuqi izolimi.
Në aeroporte do lejohen të hyjë vetëm pasagjerët që mbajnë maskën si është e rekomanduar.
Mbetet në fuqi mbajtja e maskës në gjithë ambientet e mbyllura.
Mbeten në fuqi masat për grumbullimin në aktivitete kulturore e sportive.
Mbetet në fuqi lejimi për grumbullimin deri në 50 persona.



