Historia frymëzuese e drugdhendësit fierak, prej 40 vitesh kthen drurin në art

Nga Ardjana Mile

“Kjo është një punë shumë e veçantë. E quaj privilegj. Zoti ma dha mua dhuntinë për të bërë këtë punë.”

Ka mbi 40 vite që punon me daltë drurin dhe momentet më të bukura të jetës së tij ia dedikon kësaj pune.

 

Por ikonostaset janë kënaqësia e tij më e madhe shpirtërore, edhe pse realizimi i tyre mund t’i rrëmbejë më shumë se 7 apo edhe 12 muaj.

Në vitin 1995, ky do të ishte ikonostasi i parë i punuar nga mjeshtri Ziso Musho.

Më ofruan për të bërë këtë ikononostas, u bënë skicat, u bë gjithçka. U modelua, u aprovua, edhe fillova ta punoj me një kënaqësi shumë të madhe se u futa në një linjë dhe fushë tjetër që fundi fundi këto janë punë që mbeten, edhe shikohen nga shumë njerëz. Frekuentohen nga njerëz dhe shikohet që dikush ka bërë një vepër një punë që mbeten bë jetë. Unë hulumtova. Pashë ikonostaset e vjetra te muzeu i Fierit, mora modelime, iu përshtata atyre dhe ky lloj stili ka ekzistuar në zonën e Myzeqesë,” thotë Zisho Musha.

Që atëherë Ziso Musha nuk do të ndalte se bëri ikonostase në shumë kisha të Myzeqesë, Pogradecit, Korçës.

“Të bësh 10 ikonostase në Shqipëri është gjë e madhe. Të tëra janë mbështetur pothuajse në ikonostaset e vjetra. Sidomos te ikonostasi i Shën Thomasit, janë marrë elementet e vjetër, është nxjerrë forma origjinale si ka qenë. U munduam të bëjmë atë ikonostas që ka qenë. Edhe element që i kanë rezistuar kohës u vendosën prapë te ai ikonistasi dhe është një ndërlidhje e të vjetrës me renë. Kam bërë në Lushnje, Fier, Agim, Shën Kozma, në Seman, Në Avalesë, në Pogradec dhe Korçë.”

Në atelienë e tij gjen gjithçka të derdhur në dru.

Sot ai ndihet i kënaqur që ia ka trashëguar djalit të tij këtë zanat të bukur dhe fitimprurës.

“Kënaqësia më e madhe është se këtë profesion e gjeta unë dhe po e çoj mëpërpara. Fatmirësisht unë e kam trashëguar për te fëmijët e mi. Në përgjithësi nuk ka ndodhur që të shkojë nga babai te i biri, por te unë ndodhi kjo mrekullia. Unë ia kam trashëguar djalit të vogël, është një mjeshtër i gdhendjes së drurit dhe ndjej kënaqësi kur e shof atë që gdhend. Puna që bëj vetë smë duket gjë fare, kurse e dikujt tjetër dhe i djalit më duket e mrekullueshme.”

Ziso Musha është një njohës i shkëlqyer i traditës duke i bërë punimet e tij unike dhe të kërkueshme në të gjithë Shqipërinë

“Kërkesat janë të ndryshme si nga vendi ashtu edhe nga të huaj. Unë tani jam bërë i njohur. Të huajt që vijnë i dërgojnë te unë, sepse duan punime dore, jo fotografi.”/abcnews.al/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme