Historia prekëse e gruas që u përdhunua çdo ditë për shtatë vjet

Një grua e cila u përdhunua dhe torturua për shtatë vjet pasi që u kidnapua kur po shkonte në një feste tek një shok, ka thënë se në atë kohë kishte mësuar që të mendonte për diçka tjetër në mënyrë që të largohej nga tmerri i përditshëm.

Coleen Stan, ishte 20 vjeçare kur u rrëmbye në maj të vitit 1877 nga Cameron Hooker dhe gruaja e tij Janice, dhe u dërgua në shtëpinë e tyre në veri të Kalifornisë.

Ajo u mbajt si skllave seksi nga ky çift për vite te tëra dhe ishte e mbyllur për 23 orë në ditë në një kuti prej druri, dhe largohej nga ai vend vetëm kur përdhunohej, transmeton Klan Kosova.

“Mendoja që do të vdisja”, u shpreh Stan, tani 59 vjeçare teksa po intervistohej për filmin që është realizuar bazuar në jetën e saj.

Ajo ka terguar për revistën People, se në momentin kur i kishte takuar për herë të parë çiftin me të cilët po udhëtonte ata u sillën shumë mirë me të dhe me vete kishin edhe një fëmijë.

Por, vetëm gjysmë ore më pas, Hooker e kishte ndaluar makinën dhe e kishte kërcënuar atë me një thikë duke e detyruar atë të futej në një kuti.

Pas këtij momenti, më jeta e Stan nuk do të ishte kurrë si më parë. Ajo u përdhunua për çdo ditë, u lidh me zinxhirë dhe u tortura për shtatë vjet me radhë derisa arriti të ikë nga ai vend në vitin 1984.

Hooker e kishte rrahur atë në fillim pas kundërshtimeve që ajo i kishte bërë dhe çdo ditë ia kishte kujtuar që në rast se ajo i tregonte dikujt, do e vriste atë dhe familjen e saj.

Ajo madje edhe kishte shkuar për t’i takuar familjarët e saj, por ishte shumë e frikësuar t’u tregonte atyre se çfarë po ndodhte me të, e familja e saj kishte menduar se ajo i ishte bashkuar një farë lloj kulti të veçantë.

Stan i ka thënë revistës People, që mundohej të qëndronte e fokusuar dhe të mendonte për gjëra të mira dhe momente të lumtura, në mënyrë që të ikte nga realiteti i shëmtuar i jetës së saj.

“Mësova të shkoj çdo kund me mendjen time. Vetëm e largoja vetën me mendje nga situata reale dhe shkoja ku doja”.

Pasi Stan arriti të ikë nga rrëmbyesit e saj, Hooker u dënua me 104 vjet burgim kurse gruaja e tij fitoi imunitet pasi që dëshmoi kundër tij.

Që nga ajo kohë Stan është trajtuar me terapi të ndryshme dhe tani vite më pas ajo është gjyshe.

“Tridhjetë vite kanë kaluar, jam më mirë, jam shëruar, kam një jetë më të mirë”, u shpreh për People Stan.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme